Ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Harito, ka bërë një ftesë të pazakontë për të gjithë qytetarët.
Në pamje të parë një event i organizuar nga ministria, me titullin “Fuck up Night” duket shumë i çuditshëm, nëse e përkthejmë ashtu siç është në shqip ( Nata e Shker..it).
Por nuk është ashtu siç duket.
Ka qenë vetë ministrja Harito që e ka sqaruar këtë:
“Të dashur, mos u ngatërroni nga anglishtja!
Fuck up Nights është një lëvizje globale!
Ejani tek priramida të shtunën mbrëma të dëgjoni e të shijoni me ne hapjen e edicionit IV të Javës së Inovacionit 2017”,- shkruan ajo, për të mos patur keqkuptime nga titulli i eventit.
Por çfarë është “Fuck up night”?
Në bazë të videos së publikuar nga vetë ministrja kjo traditë ka filluar në Meksikë, pasi disa persona ishin të lodhur nga bërja me dije vetëm e sukseseve të njerëzve. Prandaj lindi ideja që të bashkoheshin për të treguar dështimet e tyre. Në fillim ajo nisi si një lojë, por më pas u kthye në diçka interesante ku njerëz të ndryshëm takoheshin për të treguar dështimet e tyre. Me kalimin e kohës kjo traditë filloi të organizohej 1 herë në muaj.
Dalëngadalë një projekt i tillë u shpërnda gjithandej në qytetet e botës, duke shkuar në 100 qytete. Sot është një nga më të frekuentuarat. Llogaritet se çdo muaj 10.000 njerëz në botë tregojnë historitë e tyre të dështimit.
Shfaqja në fjalë u dedikohet 3 lloje personash
-Atyre që kanë dështuar
-Atyre që do të dështojnë
-Gënjeshtarëve
Diskutime rreth kësaj post