Prezantueses izraelite, Guela Even iu desh të mbante lotët, ndërsa njoftohej në transmetim direkt se programi i saj ishte anuluar dhe se kanali televiziv do të mbyllej.
Gjithçka vjen pas një vendimi të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për ndërprerjen e transemtimeve të televizionit shtetëror “Channel 1 News.”
Netanyahu e ka justifikuar vendimin e tij si pjesë të reformave për të krijuar një institucion të ri mediatik, por gazetarët dhe komentuesit e kanë cilësuar si një gjest politik për të marrë kontrollin e medias.
Kanali televiziv do të mbyllet pas 49 vitesh në transmetim.
Diskutime rreth kësaj post