Nga Mero Baze
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare në Ballkan, në Shqipëri dhe Kosovë, disa forca politike po refuzojnë politikisht aleancën me Perndimin, për interesa të tyre politike, duke vënë në pikpyetje orientimin kombëtar të shqiptarëve. Në Kosovë, parlamenti rrëzoi qeverinë, në një gjest burracak, për të fshehur pafuqinë për të ruajtur aleancën me SHBA, lidhur me vijën ndarëse me Malin e Zi. Prapa këtij gjesti “patriotik”, në fakt fshihej burracakëria e tyre për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, që tashmë ka filluar përflitet si “një e keqe” që po I vjen Kosovës nga Perndimi. Dhe për ta fshehur pabesinë që një pjesë e politikës shqiptare ka atje ndaj Perndimit, mjafton të shikosh lumin e sharjeve ndaj ambasadorit të SHBA në Kosovë, të cilin po e quajnë me qesëndi “Guvernator” dhe po flasin për sovranitet kudrejt Perëndimit. Shteti I cili është prodhuar nga bombat e NATO, në emër të lirive njerëzore, është gati të “prish bucela e të bëj kanaçe” siç thotë një fjalë e urtë shqiptare, vetëm për interesa të ngushta të një grupi politikanësh, të cilët e duan atë shtet, si një territor otoman, ku të plaçkisin dhe të mos ndëshkohen, sipas llogjikës lindore.
Në Shqipëri, në një përpjekje tre mujore, opozita po përpiqet të krijoj një konflikt me Perndimin, lidhur me hyrjen në zgjedhje, duke shpikur një krizë artificiale, që në fakt fsheh po ashtu, frikën nga Reforma në Drejtësi, e cila po konsiderohet si një e keqë që po vjen nga Perndimi. Me një gjest po ashtu prej burracakësh, politikanët e çadrës në Tiranë, po përpiqen që të kriminalizojnë dy ambasadorët e perndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si njerëz që po I bëjnë keq shqiptarëve, se po u imponojnë një standartë të perndimit në vendin e tyre.
Dhe për të parë se çfarë urrejtje antiperndimore ka krijuar “Republika e çadrës” në Shqipëri, mjaftoi një shpërthim psikopatik, i një njeriu të margjializuar nga shoqëria, që mes tij dhe përfaqësueses së Perndimit në Shqipëri, të zgjidhnin linçuesin e saj. Në këtë aspekt, shpërthimi psikopatik I tij, ja ka vlejtur vetëm për të parë se deri ku ka përfunduar “Republiak e çadrës” dhe cilët janë idhujtë e saj, sot.
Një lumë sharjesh dhe balte u hodhën sërish mbi produktin e vetëm perëndimor që bota I ka pranuar Shqipërisë, Ismail Kadaresë, I cili me një gjest përulës, duke na shpëtuar faqen si vend taleban, i kërkoi ndjesë në emër të shqiptarëve pro perëndimorë Romana Vlahutinit, jo se ajo ndjehet e kërcënuar, apo turpëruar, por se shqiptarët ndjehen të tillë, kur dikush do ti njehësoj me një linçues psikopat.
Por, po të analizosh dhe gjithë reagimin që provokoi thirrja për vrasjen e zonjës Vlahutin, e shikon se Perëndimi në Shqipëri nuk ndahet vetëm politikisht, por dhe sociologjikisht, mes atyre që janë gati të thonë “mirë ja bëri kurvës” dhe atyre që Kadare tentoi të përfaqësoj duke I kërkuar ndjesë zonjës Vlahutin. Kjo është në të vërtet një vijë ndarse, mes orientalizmit dhe Perndimit në Shqipëri dhe jo vetëm mes psikopatëve dhe njerëzve normalë, apo Republikës së çadrës” që po ngrihet si një përbindësh antiperndimor dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Nëse ka pasur ndonjë kohë të errët pas vitit 1990, kur aspiratat pro perndimore të shqipatrëve janë vënë në pikpyetje, është kjo kohë, kur në Shqipëri dhe Kosovë forca politike me përgjegjësi të madhe për vendin, kanë refuzuar Perndimin dhe synojnë të krijojnë një pavarësi prej SHBA e BE, me shpresë se kështu mund të mbretërojnë në një çiflik oriental.
Republika e re antiperndimore që po tenton të ngrihet mes nesh, ka në prapaskenë dhe një inspirim të thellë oriental, dhe është një fotografi e asaj që në Shqipëri ka qenë gjithnjë betejë mes Lindjes dhe Perndimit.
Deri më sot, pas 1990, shqiptarët kanë pasur mes tyre plot elementë antiperëndimor, por kurrë parti antiperndimore dhe lider që i bëjnë karshillëk Perëndimit. Tani fatkeqsisht, kemi dhe është një përbindësh që po tenton të ngrihet e frikësuar nga e ardhmja brenda një sistemi perndimor.
E duan këtë vend për vete, jashtë standarteve dhe ligjeve të perëndimit, jashtë shijeve dhe kulturës së tij, e duan si një vend ku për të poshtëruar një grua mjafton ti thuash “je kurvë” dhe të bësh thirrje për ta vrarë me gurë, apo për qëndruar në pushtet, mjafton të shpikësh skenarë me Sorsin, si e keqe që vjen nga Perëndimi dhe të premtosh se do përmbyshësh pushtetin me dhunë. Është një Shqipëri e pështirë, por e vërte që egzsiton mes nesh dhe që po tenton të ngrihet. Por që e ka humbur këtë betejë 100 e ca vjet më parë. TemA
Diskutime rreth kësaj post