Një punonjëse e Policisë i dha fund jetës në banesën e saj me armën e shërbimit. 23-vjeçarja Peranxhela Shahini u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në katund Sukth. Ajo punonte si punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta për policinë e qytetit bregdetar, pasi e reja ishte një punonjëse mjaft korrekte dhe e qetë në punë. 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem që të bënte të mendoje se diçka nuk shkonte me të.
Të njëjtin fakt e pohojnë edhe familjarë dhe të njohur të vajzës efektive, të cilët shprehen se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte probleme. Kolegët dhe familjarë të polices, të mbetur të shokuar nga ky lajm, thonë se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, megjithatë shumë korrekte dhe fjalëpak në punë.
23-vjeçarja kishte konkurruar në Shkollën e Policisë në vitin 2014, ndërsa kishte fituar nga testi 52 pikë dhe ishte renditur e 266 në listë.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet”, tha Policia e Durrësit në një njoftim zyrtar.
Diskutime rreth kësaj post