Një shtetas shqiptar është arrestuar prej autoriteteve greke në ishullin e Mytilinit, nën akuzën e inçestit.
Sipas autoriteteve greke, çdo gjë u zbulua pas këmbënguljes së mësuesit të vajzës së mitur të familjes shqiptare, e cila kohët e fundit kishte shfaqur probleme në sjellje.
Mësohet se 13-vjeçarja përdhunohej sistematikisht prej të atit të saj, të paktën prej dy vitesh. Për të mos treguar, ajo kërcënohej prej babait të saj.
Por presioni i vazhdueshëm dhe situata e keqe psikologjike e saj pas përdhunimit sistematik nga i ati ka sjellë rënien në mësime, gjë që shqetësoi shokët e klasës dhe mësuesit.
Vajza banon në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.
Policia e ishullit njoftoi se e arrestoi babanë në banesën e tij. Ai fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrënqethëse që ajo iu kishte treguar agjentëve në prani të psikologes, u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.
Deklarata e tij i shokoi hetuesit, të cilët thanë se kanë të bëjnë me një monstër. Ai do të dërgohet në gjykatën e ishullit gjatë orëve të mesditës.
Ndërkohë, prokurori i ishullit urdhëroi shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve që të pyesin në prani të psikologëve edhe fëmijët e tjerë të familjes, për të konstatuar nëse edhe ndaj tyre është ushtruar dhunë seksuale ose psikologjike.
Diskutime rreth kësaj post