Dy automjete janë përplasur paraditen e sotme në një kryqëzim në zonën e “ish-Bllokut” në kryeqytet.
Ngjarja nuk është kaluar lehtë, pasi shoferët kanë dalë nga makinat e tyre dhe sherri verbal ka degjeneruar në përleshje fizike ku nuk kanë munguar shkelmat e grushtat.
Konflikti mes tyre “paralizoi” edhe trafikun në këtë zonë problematike.
Njëri prej shoferëve që kishte në pronësi një makinë luksoze është shoqëruar me dhunë për në komisariat pasi ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë.
Pas shumë tentativash është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, që ai të hipte në makinë e të shoqërohej më pas për sqarime.
Diskutime rreth kësaj post