Presidenti gjerman ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen si president i Republikës. Përmes një telegrami Frank-Walter Steinmeier shprehet se miratimi konsensual i reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor. Gjithashtu presidenti gjerman thotë se Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm.
‘Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj
si President i Republikës së Shqipërisë.
Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.
Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajtuave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.
Frank-Walter Steinmeier
President i Republikës Federale të Gjermanisë.’
Diskutime rreth kësaj post