Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet nga takimi me liderin e opozitës Lulzim Basha gjatë takimit që pati në Presidencë.
Gjatë fjalës nga kongresi i PS-së në Durrës Rama tha se se temë e bisedës ishte edhe kanabisi ku I kishte thënë Lulzim Bashës se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen.
“I thashë edhe Bashës në takimin që pata kur më përsëriste përrallën e qeverise teknike për të luftuar kanabisin. Mos u lodh, i thashë, se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen dhe jo vetëm Shqipëria do dalë prej këtij viti e lehtësuar nga kjo plagë por edhe policia e shtetit do të dalë më e fortë. Por, ata nuk do jenë as në kuvend, nuk di ku do jenë, do jenë rrugëve, do kërkojnë bar e s’do gjejnë dot, do thonë u ç’i bëmë vetes”- tha Rama.
Gjithashtu Rama deklaroi se i kishte thënë Bashës në atë takim ta harrojë 18 qershorin.
Diskutime rreth kësaj post