Basuki Tjahaja Purnama, guvernator i kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, u dënua me dy vjet burg për fyerje të Islamit.
Purnama është guvernatori i parë i Xhakartës që është me origjinë nga Kina dhe i krishteri i parë në këtë pozicion pas pesë dekadash.
Gjykata Rajonale e Xhakartës, pas pesë muajve procedurash gjyqësore, e dënoi Purnaman me dy vite burg, ndërsa mbrojtja e të dënuarit ka paralajmëruar nisjen e procesit të apelit.
Purnama u gjykua për shkak të fyerjeve ndaj Islamit, që i bëri gjatë një fjalimi, ku komentoi dhe interpretoi pjesë të Kuranit.
Pas kritikave të ashpra dhe protestave masive, Purnama u kërkoi falje myslimanëve për deklaratat kundërthënëse.
Diskutime rreth kësaj post