Kastriot Islami, që deri disa vite më parë thirrej “Kaçi i Zi” në PD, pasi kishte bërë thirrje për t’u çarë kafkat demokratëve, është kthyer në zërin që inkurajon demokratët kohët e fundit.
Dhe tani nuk konsiderohet më “Kaçi i Zi, por “Kaçi i Bardhë”.
Ai thotë se më 13 maj, PD do të braktisë “rrugën e butë” dhe nëse Rama nuk tërhiqet, demokratët do ta rrëzojnë atë me çdo mënyrë.
“Opozita vlerëson se cdo ditë që kalon dhe sa më shumë afrohet data 18 qershor, gjetja e zgjidhjes për zgjedhje e lira e të ndershme zhvendoset nga “rruga e butë” e dialogut në rrugën e përballjes masive të qytetarëve.
Ka shumë gjasa që pas datës 13 maj, pra pasi të mbahet marshimi qytetar, në Rama s’tërhiqet, do të mbetet si mundësi e vetme zgjidhjeje largimi i Ramës përmes përballjes masive të qytetarëve me rregjimin e “krimit, korrupsionit dhe kanabsit” që kërkon t’ju heqë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes me votë të lirë.
Objektivi i realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do të arrihet në cdo rast. Vrasja e pluralizmit dhe vendosja e monizmit do të ndalohet me cdo mjet.
Fitorja e një maxhorance të “krimit, korrupsionit e kanabsit” dhe e një opozite fasadë do të ndëshkohet me cdo rrugë.
Cështja që shtrohet lidhet me koston e kësaj beteje. Rama në cdo rast do të ndëshkohet edhe për koston e kësaj beteje të paprecedentë.
Provokimet e reagimet e papërgjegjshme të Ramës do të ishin shkaqet e vetme të trazirave dhe destabilitetit eventual.
Mesa duket “bylmezi” Rama po gjen rrugën drejt fundit të merituar….
Shumë njerëz të afërt e shtyjnë në këtë rrugë nga marrëzia e budallallëku kurse disa të tjerë po të afërt mezi presin të hakmarren”, shkruan Prof.Dr Kastriot Islami, apo siç iu pëlqen demokratëve ta thërrasin tani, “Kaçi i Bardhë”.
Diskutime rreth kësaj post