Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në “Report TV”, duke folur për situatën politike është shprehur se shkaktarët e krizës politike janë 2 partitë e vjetra.
Më tej ajo është shprehur se Rama është kryeministër legjitim, por nëse PD nuk e do të votojë LSI-në.
“Nëse demokratët nuk duan Ramën kryeministër, të votojnë LSI. PD ka frikë nga ndryshimet dhe humbja. Propozimi i Metës për qeveri besimi me konsultim partnerësh.
Reforma në drejtësi të mos përdoret si ‘kamxhik’ nga palët. LSI sot synon të jetë forcë e parë”,- tha Kryemadhi.
Ajo ka folur edhe mbi situatën politike në vendin tonë. Sipas saj palët politike duhet të bashkëpunojnë në fuksion të stabilitetit dhe interesit të qytetarëve shqiptar.
Për sa i përket një koalicioni të mundshëm ajo la të hapur mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me PS.
“Të presim dhe të shikojmë se ccafrë do të ndodhë pas zgjedhjeve.Nuk kemi bërë transferimine paketës nga Meta te Vasili dhe të shikojmë se ccfarë ka bërë Meta. Do shikojmë si do shkojnë procedurat kjo për mua është një nga gjërat më të rëndësishme. Përgjegjësia jonë është të krijojmë një lloj stabiliteti”,- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post