Edhe pse pa pjesëmarrjen e partive opozitare, KQZ-ja ka hedhur shortin në mbledhjen e ditës së sotme, duke përcaktuar kështu renditjen që do të kenë partitë politike në zgjedhjet e 18 qershorit.
Nga shorti u përcaktua se PS-ja do të renditet e 15-na në fletën e votimit, ndërsa LSI-ja do të jetë e 14.
Me këtë vendim, duket se KQZ-ja ka nisur procesin pa kthim për zgjedhjet e 18 qershorit, megjithë paralajmërimet e kreut të opozitës, Lulzim Basha se këto zgjedhje nuk do të zhvillohen.
Renditja e partive në fletën e votimit
1. Partia Fryma e Re Demokratike
2. Partia Demokracia Sociale
3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare
4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
5. Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet
6. Partia Sfida për Shqipërinë
7. Partia Aleanca Demokristiane
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
10. Partia Kristian Demokrate
11. Partia Lista e Barabartë
12. Partia Socialdemokrate
13. Partia Komuniste e Shqipërisë
14. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
15. Partia Socialiste e Shqipërisë
Diskutime rreth kësaj post