Partia Socialiste ka tërhequr kandidatin për bashkinë e Kavajës sa u përket zgjedhjeve të 7 Majit. Edi Rama njoftoi sot se ky është shanci i fundit për opozitën, pasi më datë 8 nis zyrtarisht fushata për 18 Qershorin. Edhe pse ky vendim i Ramës nuk pritej dhe rrezikon ta lejë gjatë Kavajën pa kryetar bashkie, demokratët e qytetit kanë nisur festimet.
Por përse ky vendim i Edi Ramës 36 orë para çeljes së zgjedhjeve në Kavaje edhe pse Arben Ahmetaj dhe kandidati Klodian Shehi kanë nisur fushatën? Burime për Lajme.al kanë bërë të ditur se militantët që Lulzim Basha do të mblidhte më 7 Maj në Kavajë, nuk kishin si qëllim bllokimin e qendrave të votimit. Në planin e Partisë Demokratike ishte djegia e godinës së Bashkisë Kavajë dhe kjo do të realizohej përmes një grupi paramilitar.
Lajme.al mëson se Lulzim Basha kishte mobilizuar ato që quhen KRAH (Korpusi Rinor Azem Hajdari). Anëtarët e saj ishin instruktuar se teksa policia do të fokusohej në ruajtjen e qendrave të votimit, KRAH do të sulmonte godinën e bashkië përmes mjeteve zjarrvënëse. Kjo ka bërë që qeveria t’i shmanget nëj rasti të tillë pasi ka marrë informacione jo vetëm nga Policia, por edhe nga organet e tjera të sigurisë kombëtare.
Megjithëse fati i zgjedhjeve na Kavajë nuk dihet, mesaduket kërcënimet e Lulzim Bashës kanë qenë reale. Vendimin për tërheqjen e PS nga Kavaja e kanë përshëndetur të parët Sali Berisha dhe Bujar Nishani, dy kokat “de facto” të Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post