Përgatiti, Fatjon Baze
Ditën e sotme në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, do të luhet përballja e titullit kampion të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Kukësit.
Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël, pasi përballen dy ekipet kryesuese të kampionatit shqiptar të cilët e udhëheqin tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta, dhe një fitore në këtë përballje finale do të vendoste fituesin e titullit kampion për këtë sezon.
Të dyja ekipet vijnë në këtë takim me një frymë mjaft poztive, me të kuqtë që vijnë në këtë përballje pas fitores së arrtur në derbi javën e shkuar kundër Tiranës me rezultatin 2-1.
Ndërsa Kukësi vjen pas fitores së arritur ndaj Lacit në “Zeqir Ymeri” me të njëtin rezultat.
Skuadra e drejtuar nga, Ernest Gjoka, është ekipi i vetëm në superligën shqiptare që këtë sezon ende nuk e ka njohur shijen e humbjes dhe kërkon ta ruajë këtë pathyeshmëri dhe në duelin e sotëm, ndërsa të kuqtë do të bëjnë të pamundurën për të thyer Kukësin.
Një specifik në këtë takim është se ky duel nuk do të arbitoret nga gjyqtarë shqiptar, por të huaj.
Arbitri që do të vendosë drejtësinë në këtë duel është slloveni Matej Jug, i cili ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe është një nga emrat më të lakuar në rrethet e arbitrimit botëror.
Ndaj supersfida e sotme është e gjitha për tu shijuar dhe për të mos humbur, pasi do të jetë një nga panoramat më të bukura të futbollit tonë.
Diskutime rreth kësaj post