Kampionia Olimpike është e para në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogram. Në këtë kategori sukses të madh ka shënuar Distria Krasniqi, e cila ka zënë vendin e tretë.
Kurse, xhudistja tjetër Nora Gjakova është në top-pesëshe për kategorinë 57 kilogramë.
Ngritje të madhe në ranglistë ka pasur edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai nga pozita 130 në ranglistë, ka arritur në pozitën e 38.
Këtë ngritje në ranglistën e xhudos e ka mundësuar suksesi që xhudistët kosovarë kanë arritur në Sofje, Paris, Antalya dhe në Kampionatin Europian që u mbajt në Varshavë.
Trajneri i tyre, Driton Kuka ka thënë se të gjithë këta xhudistë do të kenë pjesëmarrjen e sigurte në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
“Akili po hapëron sigurte drejt kreut nga vendi 150 në fillim të vitit tani është në vendin e 38 këta do jenë të sigurt për Tokyo 2020 po presim që edhe ndonjë të na bashkëngjitet”, ka thënë Kuka.
“Po ashtu këta sportist po presin Kategorizimin që po pritet të kryhet këto ditë po ashtu po presin nga Komiteti Olimpik që qe tani të filloj përkrahjen e duhur për Sportin, sportistët dhe trajnerët”, ka njoftuar Kuka në një postim në Facebook./ATA/
Diskutime rreth kësaj post