Deri pak minuta më parë sesa zyra e shtypit të Presidencës të shpallte njoftimin se sot në ora 19 00 do të bëhej një raund i dytë i negociatave Rama- Basha, as vetë presidenti Nishani nuk dinte se një gjë e tillë mund të ndodhte.
Në axhendën e pallatit presidencial ishte shkruar një intervistë për emisionin “Opinion” të kësaj të enjteje, ku presidenti do të jepte një prononcim të shkurtër për atë që kishte ndodhur gjatë negociatës së parë.
Por papritmas nga zyra e Presidencës, gazetari Blendi Fevziu është njoftuar se intervista anullohet sepse sot do të zhvillohet një takim i dytë.
Pra kjo gjë provon se as presidenti nuk dinte gjë për takimin, që pak kohë më pas do të thërriste vetë.
Kjo kthesë e papritur, sipas burimeve nga Presidenca, është bërë si pasojë e trysnisë së ambasadorëve dhe sidomos Donal Lu-së, që po kërkon t’i japë edhe një shans kompromisit, raporton Lapsi.al.
Diskutime rreth kësaj post