Situata krizuale dhe konfliktet e shtuara , që kanë përfshirë në mënyrë permanente klasën politike kosovare, janë paralajmërim për të shkuar sa më shpejt në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Version i qenë në fuqi kohë më parë, që kur konfliktet ndërpalëshe politike ndezën zjarr sallën e Parlamentit, ka nisur të artikulohet sërish, si zgjidhja e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga situata e rendë në të cilën ndodhen.
Me një qeveri të papëlqyer, me një Parlament që, nga çasti në çast, mund të shpërthejë konflikt të rrezikshëm dhe me një nivel korrupsioni zyrtar në nivele të habitëshme zgjedhjet e parakohëshme lakohen si e vetmja valvul që mund të shfryjë situatën e krizës gjithëdimencionale.
Në prononcim të faktit nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme jo vetëm faktorë mediatik, por edhe politik Kosovar shprehen pro, madje duke paralajmëruar se shpallja e tyre pritet nga çasti në çast. Sikurse ka njoftuar në një publikim të sotmin “Zeri”: Drejtues të partisë më të madhe në vend (PDK) janë të interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje ta parakohshme parlamentare nga frika e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të këtij viti, që mund të reflektonte në rezultatin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, që duhet të mbahen në qershor të vitit tjetër.
Ky është njëri argument, që vjen pas faktit se me këtë konfigurim as Parlamenti dhe as Qeveria nuk mund të jenë garanci për një të ardhme ngjitëse të Kosovës drejt evropianizimit. Futja për miratim në Parlament e ligjit të “demarkacionit” mund të jetë dhe fundi i legjislaturës së tij, që dikton shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme, parashikojnë analistët, por jo vetëm.
Diskutime rreth kësaj post