Kryeminsitri Edi Rama doli në një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën politike dhe protestën e opozitës. Gjatë konferencës, Rama zbardhi një merak të vjetër të tijin, që e ka ndarë edhe me partnerët.
Ai tha se në kohën kur u miratua reforma në drejtësi, i trembej përdorimit bllokimit nga ana e PD e reformës, duke pasur në dorë komisionet e Vettingut. Ai tha se kjo pritej, por u surprizua nga lidhja që sipas tij opozita po bën me zgjedhjet.
“Më duhet t’ju them se kam pasur një parandjenjë të fortë që e kam ndarë edhe me miqtë tanë, në periudhën kur votohej reforma në drejtësi, që pika e lidhur me Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht, në të gjtihë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, të individëve që bëhen pejsë e sistemit të ri të drejtësisë, ka një barazi 50 % me 50 % mes shumicës dhe pakicës në Kuvend, por, në të gjitha rastet nuk ka mundësi bllokimi pasi ka një mekanizëm zhbllokues. I vetmi zë në gjithë këtë listë për të përzgjedhur njerëz në institucionet kushtetuese ku mekanizmi zhbllokues nuk është, është Vettingu. Dhe unë kam ndarë shqetëismin që kjo pikë mund të përdoret nga PD për të bllokuar reformën. Edhe pse surprizën e bllokimit të Vettingut unë e kam pritur në njëfarë mënyre, nuk e kemi pritur bojkotin e Parlmentit, dhe lidhen e këtij halli, me zgjedhjet. Që do të thotë që PD, bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vetë, një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të apsur sukses. E dinë të gjtihë që shansi për të pasur sukses ishte mundësia potenciale për të destabilizuar koalicionin, duke u përpjekur të përcajë koalicionin dhe duke e mikluar LSI dhe Ilir Metën”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin me McAllister në Pallatin e Kongreseve. Ai ka thënë se Basha ka luajtur bllofin dhe ka humbur.
Rama tregoi se çfarë u afrua në atë takim. “Njëra pikë ishte për të shtyrë zgjedhje deri më 16 korrik. Mundësia tjetër ishte për të bërë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë, që sipas atyre që e kërkonin këtë gjë, do të ndihmonin opozitën. Ilir Meta e ka pranuar menjëherë këtë pikë. Unë jam shprehur se as i pranoj as i mohoj, por duhet votuar vetingu njëherë. Kam thënë se për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e shkel Kushtetutën. Por s’është dashur nevojë për të diskutuar më tej për këto propozime, pasi Lulzim Basha është larguar nga salla e Pallatit të Kongreseve. Basha luajti bllofin. Dhe me bllofin mund të fitosh shumë, por dhe mund të humbasësh gjithçka. Për mua politika është shah, dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon që plani të shpaloset. Dhe kur plani zbulohet, kundërshtari zihet mat. Që do të thotë se sot jemi në kushtet se kemi një palë, që duhet të bëjë edhe bebisiterin e një pale, dhe një palë që thotë prisnin se jam dhe unë, dhe duhet ta fillojmë nga fillimi. Gjërat nuk funksionojnë kështu. Kjo aventurë dhe ky bllof kanë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, por kjo nuk është puna ime. PS dhe PD janë kundërshtarë dhe unë s’mund t’i qaj hallin kundërshtarin tim. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Unë di të them se strategjia jonë funksionoi në mënyrë perfekte, ndërsa ajo e PD-së dështoi me sukses. PD hyri në aventurë për të marrë peng qeverinë dhe reformën në drejtësi, por dështoi”, tha Rama.
Më tej kryeministri deklaroi se plani i opozitës për destabilitet dështoi me sukes. Sipas kryeministrit, i gjithë qëllimi i opozitës ishte bllokimi i reformës në drejtësi. Ai tha se opozita po akuzon para kohe për një proces zgjedhor që ende nuk është zhvilluar.
“Strategjia e PD ka dështuar me sukses. Hyri në një aventurë për të marrë peng qeverinë e zgjedhur, për të marrë peng reformën në drjetësi, reformë që kërkohet nga 93 % e shqiptarëve, për të marrë peng procesin zgjedhor me idenë që e vetmja altenrativë ku PD mund të barazohej me ne është kaosi. Sepse në një proces normal zgedhor nuk ka asnjë shans të mundi koalicionin tonë. Si kryeministër kam detyrimin të bëj gjithçka që zgjedhjet të jenë më të mirat që ka bërë Shqipëria. Ne jemi këtu një qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e organizuara nga PD në qeveri, dhe sot PD ka ngritur një mal me akuza për zgjedhje që nuk janë bërë. Tani histori me narkorepublikën, me Noriegën, me dreqin e shejtanin janë histori e PD për ata që duan t’i dëgjojnë e besojnë, s’kanë lidhje me mua. PD mund të votojë edhe me gazetën e ‘Fahriut të Serbisë’ që unë jam në krye të një narkorepublike“, deklaroi Rama.
“Frika nga Vettingu, PD tentoi percarjen e kolicionit, mikloi Meten”
Kryeministri Edi Rama që në hyrje të fjalës së tij tregoi parandjenjat që e shoqëruan kur nisi Reformën në Drejtësi. Mendova tha Rama se PD do kundërshtonte kur të niste zbatimi por jo deri tek bojkoti dhe përpjekjet për destabilizim, duke përcarë koalicionin qeverisës.
“Siç e dini Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet më 18 Qershor me një dekret të fundvitit të kaluar dhe dua t’ju fus pak në botën tonë të partive politike dhe të lidershipeve politike për t’ju dhënë një ide sesi funksionon përgatitja drejt një beteje zgjedhore. Kur bëhet e ditur data e zgjedhjeve të paktën në lidershipin tonë zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategji dhe kjo punë bazohet në anketimet e publikut, në fokus grupet e ndryshme ku dëgjohen votues të PS, votues të majtë, të djathtë, të lëkundur apo votues që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Dihet se se fokus-grupet ata që flasin nuk janë në dijeni se kush po i pyet dhe merret një material goxha i gjerë për të kuptuar përshtypjet lidhur me partitë politike e pritshmëritë pastaj mbi këtë bazë dhe duke ndërvepruar në grupin që ndërton strategjinë, përcaktohet strategjia, mesazhet, kalendari i përshkallëzimit të aksionit politik deri ditën e zgjedhjeve dhe mënyra sesi shfaqen njëri pas tjetrit, mesazhet dhe blloqet e ndryshme të strategjisë.
Ne bëmë kalendarin tonë dhe filluam punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit, duhet t’ju them se kam pasur një parandjenjë të fortë dhe e kam ndarë me miqtë, në kohën kur votohej reforma në drejtësi që pika e lidhur me Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht në të gjitha nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, bëjnë pjesë në sistemin e ri të drejtësisë ka një barazi 50% me 50% mes shumicës e pakicës në Kuvend, por në të gjitha rastet nuk ka një mundësi bllokimi se ka një mundësi si shorti.
I vetmi zë në këtë listë punësh në Kuvend për të përzgjedhur njerëzisht ku mekanizmi zhbllokues është Vettingu. Kam ndarë shqetësimin se PD do kapej për zbatimin e reformës në drejtësi.
Unë e kam pritur por nuk e kam pritur bojkotin e parlamentin dhe lidhjen e këtij halli, frikës nga Vettingu me zgjedhjet. Që do të thotë se kundërshtari, përkatësisht PD bëri një lëvizje suprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses. E dinë të gjithë se shansi për të pasur sukses ishte për të destabilizuar koalicionin dujke u përpjekur të përçajë Ilir Metën dhe mikluar atë.
E dija që nuk do funksiononte sepse duke njohur Metën dhe LSI kam qenë i bindur që në sek e parë të gjitha përpjekjet e bëra nga meta ishin pjesë e filozofisë së tij, por jo ashtu sic u lexua rëndom dhe u komentua rëndom nga ata që donin çarjen e koalicionit përpjekje për të carë koalicionin. Dhe bëri çdo përpjekje për të shkuar përtej asaj vijës që nuk duhej kapërcyer nga askush në koalicionon tonë dhe përpjekjet kulmuan me adresimin që ai bëri duke shfrytëzuar marrëdhënien personale me Presidenin e PPE dhe personalitetet të tjera duke i ftuar të jenë ata që do bënin përpjekjen e fundit për të tërhequr PD në rrugën e arsyes”.
Diskutime rreth kësaj post