Në konferencën e tij për shtyp, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin me McAllister në Pallatin e Kongreseve.
Ai ka thënë se Basha ka luajtur bllofin dhe ka humbur.
Rama tregoi se çfarë u afrua në atë takim.
“Njëra pikë ishte për të shtyrë zgjedhje deri më 16 korrik.
Mundësia tjetër ishte për të bërë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë, që sipas atyre që e kërkonin këtë gjë, do të ndihmonin opozitën.
Ilir Meta e ka pranuar menjëherë këtë pikë.
Unë jam shprehur se as i pranoj as i mohoj, por duhet votuar vetingu njëherë.
Kam thënë se për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e shkel Kushtetutën.
Por s’është dashur nevojë për të diskutuar më tej për këto propozime, pasi Lulzim Basha është larguar nga salla e Pallatit të Kongreseve.
Basha luajti bllofin.
Dhe me bllofin mund të fitosh shumë, por dhe mund të humbasësh gjithçka.
Për mua politika është shah, dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon që plani të shpaloset.
Dhe kur plani zbulohet, kundërshtari zihet mat.
Që do të thotë se sot jemi në kushtet se kemi një palë, që duhet të bëjë edhe bebisiterin e një pale, dhe një palë që thotë prisnin se jam dhe unë, dhe duhet ta fillojmë nga fillimi.
Gjërat nuk funksionojnë kështu.
Kjo aventurë dhe ky bllof kanë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, por kjo nuk është puna ime.
PS dhe PD janë kundërshtarë dhe unë s’mund t’i qaj hallin kundërshtarin tim.
Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Unë di të them se strategjia jonë funksionoi në mënyrë perfekte, ndërsa ajo e PD-së dështoi me sukses.
PD hyri në aventurë për të marrë peng qeverinë dhe reformën në drejtësi, por dështoi”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post