“Kurir”, tabloidi më i madh serb është hapur ditën e sotme me një artikull ku sulmon hapur Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke e quajtur, narkotrafikant.
Në fakt i gjithë artikulli, jo vetëm që ka të njëjtën gjuhë si opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, por madje bazohet në akuzat e bëra nga ky i fundit nga çadra. Artikulli madje, merr për bazë të gjitha deklaratat e Bashës, duke u bërë “njësh” kështu me çadrën.
Por, artikulli nuk thotë asnjë fjalë për qëndrimet e ndërkombëtarëve si SHBA dhe BE kundër Bashës dhe politikës së tij bllokuese që po përdor. Apo edhe akuzat e shumta që janë bërë nga çadra ndaj faktorit ndërkombëtar.
“Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës. Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike.” shkruan taboloidi më i madh serb “Kurir”.
Në fakt mund të duket e çuditshme se si Lulzim Basha dhe Serbia mund të përdorin të njëjtën gjuhë, por kjo shton edhe më tepër aludimet e bëra në media për një lidhje të Bashës me Serbinë dhe vendet pro-ruse.
Kjo do të shpjegonte më së miri edhe akuzat e Bashës ndaj SHBA dhe BE-së, si dhe politikat anti-shqiptare të kreut të demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post