Një firmë private në autostradën Tiranë-Durrës është grabitur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se dy persona kanë hyrë në pjesën e pasme të firmës private, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë. Ata kanë hapur kasafortën, në brendësi të së cilës kanë marrë 10 milionë lekë të vjetra. Personat e paidentifikuar ndërkaq kanë dëmtuar dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Policia po punon për identifikimin e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post