Një nga regjisorët më të mirë rusë të gjallë, Alexander Sokurov, kinemaja e të cilit është totalisht politike, e lidhur me udhëheqësit e shekullit XX, ka qenë dje në Tiranë i ftuar nga producentë shqiptarë për t’u përfshirë në një projekt kinematografik mbi historinë shqiptaro-ruse të viteve ’60. Informacioni për ardhjen e këtij regjisori ka qenë i kufizuar, edhe pse bëhej fjalë për një bisedë dhe përfshirjen e tij në një produksion të rëndësishëm
Një nga regjisorët më të mirë rusë të gjallë, Alexander Sokurov, kinemaja e të cilit është totalisht politike, e lidhur me udhëheqësit e shekullit XX, ka qenë dje në Tiranë i ftuar nga producentë shqiptarë për t’u përfshirë në një projekt kinematografik mbi historinë shqiptaro-ruse të viteve ’60. Informacioni për ardhjen e këtij regjisori ka qenë i kufizuar, edhe pse bëhej fjalë për një bisedë dhe përfshirjen e tij në një produksion të rëndësishëm. Me këtë projeksion, takimi i Sokurov në Tiranë ka kaluar së pari, nga auditorët e studentëve, duke u paraqitur për herë të parë ky projekt i rëndësishëm kinematografik, një bashkëprodhim ruso-shqiptar. Një nga pyetjet e studentëve ishte: Sa rrezikojmë ne të gënjehemi nga media dhe si e shikoni ju sot rolin e saj në raport me të vërtetën? Regjisori iu përgjigj: Asnjëherë nuk do të shpëtojmë nga gënjeshtra. Do të gënjehemi dhe do të na gënjejnë, por duhet të dini se gënjeshtra e medias është një tumor benjin dhe jo malinj.
Në projektin shqiptar, Sokurov nuk do të jetë në rolin e regjisorit, por ka pranuar të jetë pjesë e stafit realizues të filmit duke thënë se ky bashkëpunim vjen edhe si një kërkesë e kohës. “Jetojmë në një moment kur është e vështirë të prodhosh një film të mirë dhe të metrazhit të gjatë, i vetëm. Për këtë arsye e mirëpritëm ftesën e producentëve shqiptarë për të realizuar një film, i cili nuk është vetëm historia e shqiptarëve por e gjithë atyre njerëzve që jetuan në izolimin komunist”.
Ndërsa producentja Loreta Mokini, ka zbuluar më tej se çfarë do të përmbajë ky projekt: “Filmi është mbështetur në veprën e Ismail Kadaresë, në veprën e tij është përqendruar gjithë projekti. Flet për vitet ’60 kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik u prishën. Gjithë filmi do të xhirohet në Gjirokastër dhe në Tiranë. Aktorët do të jenë shqiptarë”. Prezenca e Sokurov duket se është një garanci se ndoshta, kjo mund të jetë nga herët e rralla, që kinemasë shqiptare mund t’i japë një garanci për “sukses” në Evropë, pavarësisht se lënda historike duket pak e “ngjashme” me punët që kanë drejtuar karrierën e regjisorit rus. Megjithatë Sokurov është konsideruar njeriu që është kujdestar i trashëgimisë së madhe kinematografike të Rusisë, edhe pse sipas mediave mësojmë të ketë thënë se është një person shumë letrar, jo aq shumë një person kinematografik dhe se nuk i pëlqen shumë kinemaja. Filmat e Sokurovit karakterizohen nga imazhet poetike, aluzionet shpirtërore, tema të mëdha, të mëdha dhe të gjata e të gjata. Ato mund të jenë sfiduese deri në pikën e padepërtueshme, por kur ata punojnë, rezultatet janë padyshim të fuqishme, madje edhe transcendente. Por mbingarkesa e të gjithë karrierës së tij është “tetralogjia e pushtetit”, një magnum opus i konceptuar prej vitit 1980 dhe që duket edhe në filmin që po përpiqet të përfshihet në Shqipëri nuk do përfundojë. Nëse tre filmat e tij të parë u përqendruan në udhëheqësit e shekullit XX, për Hitlerin, Lenin apo perandorin Hirohito, duke i hedhur ata në situata të izoluara dhe pothuajse abstrakte të brendshme ndryshe nga filmi i tij i fundit, një përshtatje e lirë e Faustit të Goethes, pothuajse një largim i plotë duke i dhënë vlerësimin “Luani i Artë”. “Kinema ruse vazhdon të ekzistojë. Ka njerëz të talentuar dhe shteti rus investon para, por mendoj se një pjesë e madhe e këtij investimi shpërndahet midis oligarkëve. Ne kemi drejtorët e filmit që janë oligarkë dhe ata kanë një pjesë të madhe të “tortës”, ka komentuar Sokurov, duke cituar Nikita Mikhalkovin kur fitoi Oskar (Burnt by the Sun) si një shembull i një figure shumë të fuqishme. Si duket lënda historike e ka tërhequr gjithnjë sidomos me pushtetin e vdekjen e tij. “Është e pamundur të kemi këtë pushtet, sepse nuk ekziston vërtet, por ekziston vetëm në masën që njerëzit janë të gatshëm t’i nënshtrohen. A ka disa njerëz që nuk kanë zgjidhje përveçse të dorëzohen në pushtet? Jo. Gjithmonë ka zgjedhje, madje edhe gjatë terrorit të Stalinit, njerëzit kishin zgjedhje, për shembull, mund të tradhtonin ose nuk tradhtonin…”.
Pothuaj dështim: Takimi i Sokurovit me studentët, një mishmash gjuhësh
Takimi i organizuar në Akademinë e Arteve mes regjisorit rus, Sokurov dhe studentëve ka qenë pothuaj një dështim. Kur dihet se “gjysma” e vendit flet gjuhën ruse, përkthimi është bërë nga gjuha italiane dhe jo drejtpërsëdrejti në shqip. Kështu ka humbur interesi për të pasur një leksion të vlefshëm dhe të mos kalohej rruga e këtij regjisori për nga Shqipëria në çështjet të gafave të tilla, që nuk ndodhin për herë parë këtu nëpër institucione publike.
Diskutime rreth kësaj post