Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit maqedonas nën sulmin e paprecedentë të huliganëve dhe mbështetësve të VMRO një javë më parë.
Edhe pse Gruevski akuzohet si përgjegjës për dhunën në Shkup, kreu i VMRO-së, në një status në rrjetet sociale, e quan akt diktature mënyrën e zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit.
“Talat Xhaferi hyri në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores. Gjithçka që në të ardhmen do të sillej me pjesëmarrjen, nënshkrimin ose çfarëdo aktiviteti të tij do të jetë fruti i një druri të helmuar, ftuar i një akti diktatorial për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”,– thuhet në postimin e kreut të VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja kundërshtojnë pretendimet e Gruevskit duke thënë se koha e diktaturës në Maqedoni përfundoi më 11 dhjetor kurse vendi shkon drejtë zbatimit të proceseve demokratike.
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e fundit duket se ka pranuar humbjen dhe ka vendosur që të vazhdojë me ritmin e njëjtë në opozitë. Mes të tjerash u vendos që grupi parlamentar i kësaj partie mos të bojkotojë Kuvendin kurse anëtarësisë t’i sqarohet situata e re dhe të këshillohet të mos krijojë probleme që do t’i sillnin dëm partisë së Gruevskit.
Në sulmin e parlamentit të javës së kaluar mbetën të plagosur gazetarë e politikanë, mes tyre kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe deputeti i shqiptar Zijadin Sela, shkruanLapsi.al.
Talat Xhaferi është i pari shqiptar që zgjidhet kryetar i Kuvendit në Maqedoni
Diskutime rreth kësaj post