Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për ti dhënë fund krizës politike në vend.
Ftesa për dialog u bë nga Presidenti Nishani, ndërsa në tryezën e diskutimeve të pranishëm ishin dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-PS, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
I pari që u paraqit në Presidencë por edhe që njoftoi përfundimin e takimit ishte Rama. Rrugën në të dyja rastet preferoi ta bëjë në këmbë. Ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat.
Rreth nje orë me vone, u largua Basha me Paloken.
Burime jo zyrtare nga selia blu bëjnë me dije për se palet ende nuk kanë arritur në nje zgjidhje konkrete.
Diskutime rreth kësaj post