Gjykata e Lartë ka hapur sot procesin gjyqësor në ngarkim të Tom Doshit, Durim Bamit dhe Mark Frrokut, sa i takon skenarit ku Doshi pretendonte se Ilir Meta kishte paguar njerëz për ta vrarë.
Prokuroria kërkoi që të thirren dhe të pyeten si deshmitarë Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Spartak Brahos.
Gjithashtu Prokuroria kërkoi edhe zbardhjen e tabulateve telefonike të Monika Kryemadhit me Fation Skënderin si dhe bisedat e Spartak Brahos me këtë të fundit.
Ndërsa mbrojtja kërkoi dhe pyetjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla si dëshmitar. Gjykata për këto kërkesa do të shprehet më 17 maj.
Diskutime rreth kësaj post