Superjahti me vlerë 360 milionë paund është duket kryer testimet e fundit në Gjibraltar para se të merret plotësisht në zotërim nga pronari i tij manjatit rus Andrey Igorevich Melnichenko.
Specialistët janë fotografuar së fundmi në kuvertën e jahtit, për të cilin mediat shkruajnë se është më i madhi në botë, duke kryer testimet e fundit.
Jahti ka një gjatësi prej 142 metrash, tre direkë nga 100 metra lë lartë dhe ka 8 kate. Ai vlerësohet si jahti më i shtrenjtë dhe më i madh i ndërtuar deri tani.
Manjanti rus, Melnichenko, i cili ka një pasuri prej 13.4 miliardë dollarë e ka quajtur atë “Sailing Yacht A”.
“Bukuria e këtij jahti është mahnitëse dhe dizajni i habitshëm. Kudo ai do të lundrojë do të bëhet objekt bisedash”,- ka thënë drejtori i projektit.
Diskutime rreth kësaj post