Ditmir Bushati deklaroi se situata në Maqedoni ende nuk ka kaluar në një krizë ndëretnike, dhe se platforma shqiptare është një pretekst për Gruevskin, pasi partitë shqiptare kanë biseduar me VMRO-në para LSDM-së së Zoran Zaev.
“Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, – tha Bushati.
I ftuar në emisionin Top Story, ministri i Jashtëm tha shpërfaqi një Gruevski dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre.
Bushati shtoi se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti Ivanov, pasi bisedimet e para, partitë shqiptare i kanë patur me VMRO, dhe kjo parti e ka pranuar fillimisht këtë platformë. Kanë qenë dakordësi të tjera të munguara ato që zhbënë marrëveshjen mes VMRO-së së Gruevskit dhe partive shqiptare.
“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, – deklaroi Bushati.
Diskutime rreth kësaj post