Të rinjtë janë padyshim ata që nëse bashkohen me energjitë dhe idetë e tyre inovative, mund t’i ndryshojnë jetën komuniteteve.
I tillë është edhe rasti i të rinjve në Laç. Të cilët nën drejtimin e kryetari të FRES Kurbin, Benard Palit, një i ri i talentuar dhe plot pasion për të ndihmuar komunitetin, i kanë kthyer qytetit kinemanë e cila mungonte që nga shëmbja e regjimit komunist.
Me bazë tërësisht vullnetare ,është arritur që siç shihet në videon e mëposhtme, kthimi i kinemasë si një instrument edukues e argëtues për qytetarët. Siç shihet, interesi ka qenë i lartë dhe salla është mbushur plot.
Organizatorët thonë se në ambjentet e Pallatit të Kulturës, do vazhdojë çdo javë shfaqja e filmave, ku filmi i parë ishte kundër fenomenit të bullizmit. Mbi këtë temë FRES Kurbin më herët kishte organizuar edhe studime dhe aktivitete kundër fenomenit të bullizmit.
Qyteti i Laçit sot ka kinemanë e tij, e të rinjtë pasionantë ishin ata që e mundësuan këtë. Ndoshta, është ky një tjetër mesazh se duhet t’i qëndrojmë larg steriotipeve e paragjykimeve për këtë zonë./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post