Mungesa e identifikimit dhe trajtimit të personave me probleme mendore, ka bërë që në shumicën e rasteve ato identifikohen vetëm pasi kryejnë vepra penale, madje në mënyrë të përsëritur.
Sabri Gala, i skeduar disa herë nga policia për dhunë në familje, duhej të akuzohej nga administratoiri i një hoteli për veprën penale të mashtrimit, që të kuptohej se i pandehuri ishte i papërgjeshëm për veprimet që kryente. Madje ky konstatim është bërë në një kohë, kur Gala mbahej i burgosur për një tjetër vepër penale.
Sipas materialit gjyqësor, i pandehuri kishte prenotuar një dhomë hoteli për katër ditë. Dhe pasi kishte fjetur një natë të nesërmen kishte konsumuar pije të ndryshme alkoolike në hollin e hotelit. Kur kamarieri i kishte kërkuar të paguante ai kishte ikur me vrap.
Por identifikimi i tij u bë pasi ishte ndaluar për dhunë në familje. Ishin prokurorët ata që konstatuan çrregullimet në sjelljet e të pandehurit dhe pas kryerjes së ekspertimit psikiatrik, rezultoi i papërgjegjshëm.
Pas disa precedenteve të dhunshme, duhej ky gjykim për akuzën e mashtrimit, që gjykata të vendoste shtrimin e detyruar të të pandehurit për mjekim në një spital psikiatrik.
Diskutime rreth kësaj post