Gjithashtu ish-nënkryetarja demokrate, Jozefina Topalli konfirmoi për Top Channel se ka kërkuar mbledhjen e Grupit Parlamentar, por prej 3 javësh nuk ka asnjë përgjigje, kohë kjo që përkon edhe me mospjesëmarrjen e zonjës Topalli në takimet publike të grupit të deputetëve ditëve të enjte në çadrën e protestës.
Grupi parlamentar i PD-se që prej 18 Shkurtit i zhvillon mbledhjet në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë. Ndërkohë më herët Majlinda Bregu, kërkoi që PD të futet në zgjedhje duke dalë kundër vendimeve të Lulzim Bashës. Edhe më herët, emra të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike si Eduart Selami, Majlinda Bregu apo Jozefina Topalli janë shprehur kundër lëvizjeve politike të Bashës.
Diskutime rreth kësaj post