Partitë e vogla siç duket nuk e kanë parashikuar siç duhet situatën e politike në vend.
Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mos dalë në një koalicion të përbashkët me Partinë Socialiste dhe djegia e afateve të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, i ka kapur të papërgatitura partitë e vogla.
Kjo për shkak se ato përfitonin gjithmonë nga koalicioni me PS-në dhe nuk iu duhej të mblidhnin 1% të firmave të të gjithë votuesve për të hyrë në zgjedhje.
Por djegia e këtij afati bëri që disa parti me kryetarë, politikanë publikë, të mos futen dot në zgjedhje, në mungesë të firmave.
Kështu nga koalicioni i PS-së i vitit 2013 bie në sy Petro Koçi, Spartak Ngjela, Marko Dajti e disa të tjerë nuk do të mund të votohen dot në 18 Qershor.
Sipas Panoramës nga 17 parti që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit, rezulton se vetëm 9 prej tyre kanë qenë në vitin 2013 me Partinë Socialiste në koalicion.
Ndërsa të tjerat, janë forca të krijuara së fundmi, si Bojaxhi, Blushi dhe Bilal Kola, FRD që në 2013 ka dalë e pavarur apo Mega, Aleanca Demokratike dhe PDIU që në 2013 kanë qenë me PD-në.
Partitë e majta që nuk u regjistruan dot
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
Partia Ambjentaliste Nasi Buzheku
Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafaj
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Skënder Halili
Partia G 99 Ervin Mete
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori Preng Cuni
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
Partia Mendimi i Djathte Liberal Mustafa Lici
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka
Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci
Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
Partia Lëvizja Punëtore
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë Zef Bushati
Partia Pajtimit Kombëtar
Partia Aleanca Popullore Fatjon Softa
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar Marko Dajti
Diskutime rreth kësaj post