Damiano sot feston ditëlindjen dhe të gjithë banorët që mbrëmjen e djeshme i kanë uruar 26-vjetorin, duke i kënduar këngën e ditëlindjes. Pas spektaklit, banorët kanë festuar por surprizat nuk janë mbyllur me kaq.
Ai ka marrë një tjetër urim special nga halla e tij, e cila i ka dërguar një letër. Më herët Damiano është shprehur se marrëdhëniet me të atin nuk i ka të mira, duke marrë shkas edhe nga veprimet në të shkuarën pasi siç dhe ka treguar banori, ai dhunonte shpesh bashkëshorten e tij, nënën e Damianos.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Damiano i ka prishur plotësisht marrëdhëniet me të afërmit nga ana e babait. Duket se ai ka një raport shumë të mirë me hallën, e cila e ka përlotur mes fjalëve që i ka shkruar.
“I dashur zemra jonë, sot është ditë e veçantë për ty. Dita që erdhi një ëndërr, u shtua një yll. Urime për ditëlindjen! Ti je i ëmbël. Ti je superhero për ne. Të dëshirojmë lumturinë e kësaj bote. Të përqafojmë të gjithë. Me shumë dashuri, halla Lavdija, Relda dhe Alda”,- thuhej ndër të tjera në letrën që Damiano lexoi.
Diskutime rreth kësaj post