Kishte fjalë se Edi Rama do paloste shumë deputetë të PS, por nuk preku asnjë nga Rilindja e tij.
Dinakëria e selisë rozë kishte të bënte se një ditë para se të votohej kandidatura e Ilir Metës për president iu kërkoi edhe këtyre emrave (përjashtuar Blushin, Hafizin, Doshin dhe Ndocaj) dokumentat për kandidim për deputet se kishin frikë se nuk shkonin në sallën e Kuvendit për votim.
Por ishin me kryq mbi emër, sepse nuk ishin fare në listë siç rezultoi mbrëmë, shkruan Koha Jonë.
Bie në sy mungesa e kandidimit te Arta Dades, ikonës se PS-së, një politikane brilante, diplomate e nivelit të lartë të PS. Po kështu e Shkëlqim Canit, financierit të shkëlqyer të vendit.
26 deputetë aktualë të PS u lanë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
Nuk do të kandidojë as Alfred Peza, i cili po përballet me drejtësinë në përpjekje për të justifikuar kursimet prej 1.13 miliardë lekësh.
DEPUTETËT E LËNË JASHTË LISTAVE
1-Arta Dade
2-Artan Gaçi
3-Arben Çuko
4-Ylli Zicishti
5-Ben Blushi
6-Dashamir Peza
7-Enkelejda Shkreli
8-Esmeralda Shkjau
9-Eduard Bejko
10-Eduard Ndocaj
11-Erjeta Alhysa
12-Fatmir Toçi
13-Gentian Bejko
14-Koço Kokëdhima
15-Luljeta Arapi
16-Mira Shehu
17-Mimoza Hafizi
18-Namik Dokle
19-Namik Kopliku
20-Pirro Lutaj
21-Parid Cara
22-Shkëlqim Cani
23-Tom Doshi
24-Vexhi Muçmataj
25-Vladimir Kosta
26-Valentina Leskaj
Diskutime rreth kësaj post