Sot në orën 20:00 Partia Socialiste do të miratojë listën përfundimtarë të kandidatëve për deputëtë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në listat e publikuara vihet re se kanë mbetur jashtë Grupit Parlamentar të PS 19 deputetë.
Valentina Leskaj i ka dhënë fund karrierës 15 vjeçare si deputete në Kuvend, vendim të cilin e njoftoi sot me anë të një deklarate për median.
Alfred Peza nuk është më pjesë e PS për shkak se të hetimit të pasurisë së tij nga Prokuroria e cila vendosi që t’ja sekuestrojë.
Ndërsa deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi janë larguar nga PS pas përplasjeve të shumta duke ndërtuar kështu një parti të re LIBRA.
Një tjetër figurë historike e Partisë Socialiste nuk është më pjesë e saj. Bëhet fjalë për deputetin Namik Dokle i cili është larguar për shkak të mënyrës si drejtohej partia i cili tha se binte ndesh me parimet e tij.
Tom Doshi u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste afro një vit më parë, pasi deklaroi se me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta, ndaj tij po përgatitej një atentat.
Ndër deputetët e tjerë të lënë jashtë janë: Besnik Bare, Ledi Shkreli, Luljeta Arapi, Bujar Çela, Ilir Xhagolli, Vexhi Muçmata, Shkëlqim Cani, Artan Gaci, Esmeralda Shkjau, Klodiana Spahiu, Eduard Bejko, Ylli Ziçishti, Vladimir Kosta.
Diskutime rreth kësaj post