Qeveria teknike është në krye të axhendës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Argumenti i dhënë tashmë nga ana e lidershipit të opozitës Lulzim Basha përsëritet çdo ditë, është i njëjtë: Zbatimin e një strategjie për të luftuar dhe zhdukur kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Shqipëri, luftën kundër krimit dhe shkëputjen e tij nga politika dhe më pas organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta.
Në pamje të parë, duket sikur qeveria teknike e kërkuar nga opozita ka një gamë tepër të gjërë zotimesh dhe detyrash, sa po ta mendosh thellë thellë duhet një vullnet i fortë politik në radhë të parë për ta realizuar, gjë që s’bëhet me një qeveri të të gjithëve dhe të askujt.
Dhe për më tepër për vetë specifikën dhe problematikën që kanë këto detyra që opozita kërkon ti “veshë” qeverisë teknike, një mandat qeverisës katër vjeçar duket pak për t’i realizuar.
Kjo duke shtuar dhe vështirësitë që ka zhvillimi i kësaj lufte në terrenin e ‘rrëshqitshëm’ shqiptar, ku politika dhe gjithçka ngatërrohet.
Pra aq shumë beson PD për efikasitetin e qeverisë teknike në Shqipëri, sa pa marrë parasysh asgjë, as historinë e dëeshtimit të qeverive teknike në vend, këmbëngul fort deri në bojkot të zgjedhjeve.
Për të parë sa efikase është një qeveri teknike, përtej përvojës shqiptare, që nga viti 1991-1992 u shkatërrua tërësisht çfarë kishte vlerë ekonomike si trashëgimi nga diktatura, u shkatërrua nocioni i policisë së shtetit dhe ushtrisë, po shohim shembullin maqedonas të këtyre ditëve.
Kjo qeveri, e ngritur për të organizuar zgjedhjet në Maqedoni, për të luftuar krimin dhe shkëputur nga atë nga politika, kujtojmë përgjigjimet që e tregonin këtë, kishte mandat deri sa të vinte qeveria e re. Qeveria kishte në përbërje 7 ministra shqiptarë, mes të cilëve dhe
ministri shqiptar i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu.
Dhe jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e panë se çfarë bëri një grup paramilitarësh e huliganësh të mbështetur nga ish-kryeministri Gruevski në parlamentin e Maqedonisë disa ditë më parë.
Ata dhunuan që nga kandidati potencial për kryeminiztër Zoran Zaev e deri tek rrahja esktreme duke e lënë për të vdekur të deputetit shqiptar dhe liderit të njërës prej partive shqiptare bashkëqeverisëse në qeverinë që do ngrihet me Zaev, kryetarit të LR-PDSH-së Zijadin Sela.
Dhe me zë e figurë të gjithë panë që policia e drejtuar nga ministri shqiptar i brendshëm në Maqedoni Nuhiu jo vetëm që nuk iu bind urdhërit për të mbrojtur parlamentarët e rinj që kishin konstituar Parlamentin dhe zgjedhur kryetarin, por dolën jashtë duke u lëshuar “radhën” paramilitarëve të Gruevskit që morën me radhë dhe dhunar të gjithë deputetët.
Pra Ministri i brendshëm i një qeverie teknike s’kishte fuqi as të urdhëronte policët që të mbronin jetën e deputetëve të Kuvendit, jo më të bënte gjëra më të mëdha.
Imagjinoni sa efikas do të jetë një ministër i Brendshëm në Shqipëri apo kudo i një qeverie tekinike-të përkoheshme që të përballet me trafikantët e drogës dhe njerëzit e krimit.
Sa mund të rrezikojë një ministër i tillë për këtë qëllim, dhe sikur nga çmendina ta nxjerrësh, nuk do të bëjë hap para. E kemi parë në vitin 1991-1992 çfarë ndodhi. Por dhe në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 me ministër të Brendshëm në atë kohë Belul Çelo, përfaqësues i PD sipas marrëveshjes për qeveri me bazë të gjërë, jo vetëm që nuk bëri asgjë kur u shkatërrua shteti deri në fund, por askush nuk di të thotë se ku është Beluli tani.
Prandaj kërkesa e PD për qeveri teknike nuk ka të bëjë me kërkesat publike që opozita artikulon, por ka të bëjë me sa duket me presionin ndaj mazhorancës aktuale që i ka 90 vota dhe ëështë vetëm më pak se dy muaj para zgjedhjeve, për të marrë pushtetin në tavolinë. Por dhe për të shtyrë krizën pafund, të paktën deri në fund të vitit siç pretendon vetë opozita./Tema-m.a.
Diskutime rreth kësaj post