Zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Drilona Hoxhaj, deklaron se regjistrimi i listave të kandidatëve po kryhet brenda afateve kohore të përcaktuara nga ligji.
“Komisioni sqaron opinionin publik se afati për regjistrimin e listave shumë emërore për zgjedhjet e qeshorit është jo më vonë se 50 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve.
Afati 50 ditë korespondon me datën 29 prill të vitit 2017.
Kujtojmë se sipas pikës 125 të kodit zgjedhor, llogaritë bëhen duke përjashtuar datën e zgjedhjeve.
Kjo praktikë është ndjekur edhe gjatë zgjedhjeve të 2013 apo edhe më mbrapa,” nënvizoi Hoxhaj.
Diskutime rreth kësaj post