Zijadin Sela ishte në grupin e deputetëve që u rrahën keq sëbashku me Zoran Zaevin gjatë bastisjes së Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët mbrëmjen e djeshme.
Raportimet më të fundit tregojnë se gjendja e tij është e mirë pavarësisht dhunës shtazarake që ushtruan ndaj tij paramilitarë të maskuar mbrëmë, përcjell Albeu.com. Pavarësisht asaj që ndodhi, Sela ka dhënë mesazhe paqeje sot duke u thënë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve. Fotoja e mësipërme është nga më të shpërndarat në internet dhe mjaft shqiptarë e kanë bërë foto të profilit të tyre në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post