Pas kërkesë së Prokurorisë drejtuar KQZ për heqjen e mandatit ka reaguar deputeti Vladimir Kosta.
Në një postim në Facebook, Kosta sqaron se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe Prokuroria po rikthen një çështje për të cilën KQZ-ja ka marrë një herë vendim.
Ai sqaron se ka bërë riplotësim të formularit të dekrimnianzlimit, siç bënë dhe 18 deputetë të Kuvendit dhe për shkak se gjoba nuk është dënim që kërkon ndërprerjen e mandatit, KQZ vendosi se nuk ka shkelje.
Postimi në Facebook i deputetit Vladimir Kosta:
Keqardhje për përdorimin politik të institucioneve
Jam njohur sot nga media me një kërkesë që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë KQZ për mandatin tim. Nuk dua të bëj komente mbi punën e institucioneve ligjzbatuese, por nuk mund të lejoj të më përdhoset emri dhe imazhi im.
Rasti im është i njëjtë me atë të 19 deputetëve të tjerë që bënë shtesa në formularin e dekriminalizimit, pasi kishte kaluar afati ligjor. Në rastin tim kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje.
Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni. Shtesa në formular bënë edhe mjaft deputetë tjerë dhe nuk pati asnjë kërkesë të tillë. Po për Sali Berishën etj, pse nuk kërkojnë heqje mandati?
Do ju kërkoja dhe mediave të ishin të kujdesshme kur shkruajnë se unë kam “fshehur” të dhënat në formular. Po postoj një kopje të dokumentit zyrtar që kam dorëzuar për tu treguar se Prokuroria ose nuk di ose nuk ka dashur ta lexojë.
Rasti për të cilin flet deputeti Kosta është marrë në Shqyrtim nga KQZ më datën 27 mars të këtij viti.
Vendimi i KQZ më 27 Mars 2017: S’u hiqet mandati 13 deputetëve e 8 kryebashkiakëve
Asnjë deputet dhe kryebashkiak nuk humbi mandatin si pasojë e mos deklarimit të saktë në formularin e dekrimanlizmit të të dhënave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota të përfaqësuesve të majtë që të rrëzojë kërkesat për ndërprerje mandati për 13 deputetë dhe 8 kryebashkiakë që riplotësuan formularët.
Mes tyre dhe ish kryeministri Berisha, kreu i komisionit të sigurisë Spartak Braho, deputetët Ristani, Gaci, Dogjani, Halimi, Mima, Bzheta, Tafaj, Kosta, Qefalia dhe Shehu.
Në fakt prokuroria e përgjithshme i kishte kërkuar KQZ së të merrte vendim vetëm për dy kryebashkiakët e Poliçanit dhe Tepelenës, Adriatik Zotkaj e Tërmet Peci, që nuk kishin deklaruar vepra penale me gjobë ose me burg.
Por institucioni që menaxhon zgjedhjet vendosi të marrë vendim për të gjithë zyrtarët e lartë që kishin riplotësuar formularët duke deklaruar të dhëna të reja kryesisht ndryshim gjeneralitetesh.
Sipas ligjit të dekriminalizimit atyre automatikisht u hiqej mandate për fshehje të dhënash.
Anëtarët e djathë në komision u larguan para se të merrej vendimi pasi e quajtën këtë një shoë politik për të shpëtuar dy kryebashkiakët e inkriminuar.
Sipas tyre, në muajt e fundit para fushatës po futen në një thes me ata që kanë kryer krime dhe persona të cilëve gjenda civile u ka ngatërruar gjeneralitetet si në rastin e deputetëve Berisha, Halimi e Dule.
Pasi shpalli vendimin kryetari i KQZ-së i kërkoi prokurorisë të sillte të tjerë emra zyrtarësh kaq të lartë në KQZ, por jo për ndryshim emri.
FORMULARËT E DEPUTETËVE QË U MORËN NË SHQYRTIM
1 ARBEN PETRIT RISTANI
2 ARTAN ILIA GACI
3 ASLLAN SHABAN DOGJANI
4 EDUARD ISMAIL HALIMI
5 FLORIAN PROKOP MIMA
6 GJOVALIN MARTIN BZHETA
7 MYQEREM RAMAZAN TAFAJ
8 SALI RAM BERISHA
9 SPARTAK IBRAHIM BRAHO
10 VANGJEL JORGJI DULE
11 VLADIMIR LLUKAN KOSTA
12 XHEMAL MYSLIM QEFALIA
13 YLLI VESEL SHEHU
KRYEBASHKIAKËT
14 ADEM AHMET LALA
15 ADRIATIK MALIQ ZOTKAJ
16 ARTUR NDUE BARDHI
17 EDMOND VANGJEL THEMELKO
18 NDREC NDUE DEDAJ
19 RAJMONDA MIHAL BALILAJ
20 TËRMET NURO PEÇI
21 ZEF KIN HILA
Diskutime rreth kësaj post