Një 28-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pas disa muajsh kërkimesh.
Ajo shantazhonte të dashurin biznesmen, pasi e kishte njohur në rrjetet sociale.
Xhensila Bylyku i kërkonte mikut të saj online, që ta paguante, pasi në të kundërt do t’i tregonte gruas për bisedat që kishin zhvilluar mes tyre në rrjetet sociale.
“Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit 2014, kur ajo më tha se që shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në Facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha, që të zhdukem nga jeta jote, dua 2 mijë euro”, deklaroi në kallëzimin e tij i dyshuari.
28-vjeçarja, banuese në Elbasan, u arrestua në kryeqytet.
Ndërkohë, gjykata e kishte dënuar me 2 vite burg përpara arrestimit, për shkak se nuk ishte shpallur në kërkim./dritare.net
Diskutime rreth kësaj post