Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë dhe e kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Ne deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn thuhet: “E dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament dhe për anëtarët e tij. Demokracia duhet të zbatohet. E vlerësojmë pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferrit si kryetar të Parlamentit, siç është njoftuar. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në institucione është e vetmja rrugë përpara dhe iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojnë në frymën e parimeve demokratike, mirësjelljes. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është vend kandidat dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm që të punojë me Parlamentin në reformat e nevojshme për të shtyrë vendin përpara në rrugën e tij evropiane”, thuhet në kumtesë.
Ndalimi i Tik-Tok dhe Snapchat, Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta
Nga një takim me prindërit e nxënëse të shkollës “Sami Frashëri” , kryeministri Edi Rama foli për planin e masave...
Diskutime rreth kësaj post