LSI mbledh me urgjencë grupin parlamentar pas mbylljes së raundit të tretë për zgjedjen e Presidentit. Mbledhja është njoftuar për në orën 17:00 dhe pritet të diskutohet për pozicionimin e LSI-së pas deklaratave të ardhura nga Partia Socialiste.
Pritet gjithashtu që grupi parlamentar të marrë një vendim për çështjen e Presidentit. Nuk dihet ende nëse do ketë një kandidat të propozuar nga LSI, shkruan Bw.
Gramoz Ruçi i bëri thirrje Ilir Metës dhe LSI-së që të vendosë për çështjen e Presidentit dhe të mos presë më opozitën. Madje Ruçi tha se Meta ka qenë më shumë në anën e opozitës këto 4 vite. Ai paralajmëroi se PS i ka votat për zgjedhjen e Presidentit edhe pa LSI-në.
Diskutime rreth kësaj post