Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat anëtarë të Partisë Socialiste në Njësinë Vendore të Farkës.
Në takim kanë qenë të pranishëm, deputeti Vladimir Kosta si dhe drejtues të organizatave dhe forumeve socialiste në këtë zonë.
Në fjalën e saj, Milena Harito ka vlerësuar rëndësinë që ka forumi i gruas në Partinë Socialiste. Harito shkruan në Facebook se gratë dhe vajzat janë forca e fitores se Partisë Socialiste.
“Gratë dhe vajzat e Farkës janë forca jonë e madhe e fitores! Me Dorjan Balla, Nevila Dalipi , Vladimir Kosta dhe Rukie Beqiri në PS Farke. #PërShqipërinëQëDuam #Shtet #Punë me #PartinëSocialiste”,- shkruan Milena Harito në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post