Ish-kryeministri, Sali Berisha i bëri thirrje Ramës që të mos vazhdojë më me përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit. Duke folur nga çadra e PDsë, ai tha se mjerë Rama nëse tenton ti përvetësojë votën shqiptarëve.
“Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton.
Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty.
Nuk kanë asnjë dashuri tjetër, përveçse mundësisë për të vjedhur më shumë. Ata do tia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996.
Tani nuk është 1996, por Revolucioni Demokratik, i cili do tu krehë me rradhë.
Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjer ti po vazhdove në këtë rrugë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post