Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e së mërkurës në Korçë, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Gjatë fjalimit të tij, Rama ka folur edhe për dështimin e negociatave mbrëmjen e së martës.
“Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte.
Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj.
Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë.
Kishte shkuar në një dhomë tjetër.
Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam.
Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve, se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave.
Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto, por më parë të votohet vetingu.
Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama.
“Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli”, vijoi Rama.
“Tirana e provoi nje here Lulin dhe kete nuk do ta provoje Shqiperia”, tha më tej Rama.
Diskutime rreth kësaj post