Dashamir Shehi, aleati i kryeopozitarit Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë, kur tha se çadra ishte një projeksion i shkurtër parazgjedhor dhe pas pak ditësh do të mbyllet.
“Çadra ka një projeksion të shkurtër parazgjedhor dhe do mbyllet pas pak ditësh. Ne kemi kërkuar qeveri teknike dhe kjo nuk është plotësuar ende. Ne s’na pëlqen, pasi ne nuk gjykojmë se votat i vjedh gjysma e qeverisë, por i vjedh Zoti Rama. Po flasim troç si burrat, dyshojmë se votat i vjedh veç Rama. Si dhe Rama që dyshonte se i vidhte Berisha, pse kush i vidhte? Zoti Noka? Janë me mijëra njerëz që janë treg i punës kriminale. Kjo është përgjegjësi e kësaj qeverie dhe i qeverisë së mëparshme. Droga nuk është faktor politik në SHBA. Këtu droga zgjedh kryeministër”, u shpreh Shehi i ftuar në emisionin e mëngjesit në News 24.
Shehi e bën edhe një qasje politike te mëparshme, kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.
“Kush e lavdëron Zotin Berisha? Unë kam qenë kundërshtar me të këto 20 vite. Ai nuk është model i lirisë, por nuk e ka dhunuar kaq shumë shtetin sa PS”, tha Shehi.
Shehi thotë më tej se protesta e opozitës më 7 maj kundër zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë dhunë.
Diskutime rreth kësaj post