Duket se nuk ia ka arritur qëllimit që t’i bashkojë në një mendim politikanët tanë, zv/presidenti i Partisë Popullore Europiane, njëkohësisht kryetar i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, David McAllister. Por, vizita e tij për nga vetë çështja delikate duhet thënë që ishte një nga më të komentuarat politikisht në mediat tona. Vetë David McAllister ka reaguar sot lidhur me këtë temë dhe në një farë mënyre ka komentuar edhe mediat e për referencë ka marrë disa nga titujt që bëjnë apel për zgjidhjen e krizës politike, kryesisht mes qeverisë dhe opozitës.
Në faqen e tij të Facebook, ditën e sotme ai ka postuar pikërisht këtë foto që shikoni me diçiturën e mëposhtme:
“Prej disa javësh në Shqipëri, një krizë e rëndë politike rrezikon zgjedhjet e qershorit. Unë isha personalisht në Tiranë për të ndjekur më nga afër diskutimet mes qeverisë dhe opozitës. Në disa zona, duhet thënë që ka pasur progres, por çështja thelbësore mbetet data e zgjedhjeve dhe formimi i mundshëm i një qeverie teknike kalimtare, i cili nuk gjen konsensus. Tani është koha për të kapërcyer ngërçin politik”, shkruan David McAllister.
Diskutime rreth kësaj post