Dy eurodeputetët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, ka darkuar me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, pas dështimit të negociatave mes palëve.
Pas darkës në një restorant të kryeqytetit, eurodeputeti Fleckesntein është shprehur se nuk do të ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Nuk do ketë më negociata. Politikanët do përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Evropës që ju mbështesin”, tha Fleckenstein.
Ndërkohë, McAllister ka thënë se BE mbështet Shqipërinë dhe se politikanët tanë po përballen me sfida të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post