Pavarësisht krizës politike dhe negociatave strukturat e Partisë Socialiste vazhdojnë angazhimin maksimal për fushatën e ardhshme zgjedhore.
Ditën e sotme, në Njësinë Administrative Farkë, Ministrja Milena Harito, deputeti i PS-së Vladimir Kosta dhe drejtues të tjerë të selisë rozë kanë zhvilluar një takim mirëseardhje për anëtarët e rinj të Partisë Socialiste në këtë degë të partisë.
Përfaqësuesit e PS-së deklaruan se cilado qofshin zhvillimet politike, socialistë do të tregojnë se janë një forcë politike që më së pari mendon për vendin dhe reformat që e afrojnë Shqipërinë me familjen evropiane.
Deputeti Vladimir Kosta deklaroi se me ritmin e shtimit të anëtarëve të PS-së në Farkë, fitorja në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e thellë.
Diskutime rreth kësaj post