Misioni i David McAllister në Tiranë për zhbllokimin e ngërçit politik duket se ka dështuar. Sipas burimeve, nuk ka zgjidhje nga negociatat e mbrëmjes së të martës mes palëve.
Burime nga mazhoranca për “Top Channel” kanë thënë se: “nuk ka zgjidhje, por do të ketë zgjedhje” më 18 qershor.
Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që pjesë e draftit të ishte edhe qeveria teknike, një kërkesë që nuk është pranuar.
Sipas burimeve, nuk do të ketë më negociata. Tashmë, pritet deklarata e negociatorëve./TCh/
Diskutime rreth kësaj post