Tring vazhdon të suprizojë ndjekësit e vet me serialet më të fundit që do të shtojë për shikuesit në kanalet e veta. Kësaj rradhe pas “Mbretëresha e Natës” vjen sërish një prodhim tjetër nga O3 Medya. E kemi fjalën për İstanbullu Gelin, serialin për të cilin ju informuam kohë më parë, i cili do të sillte sërish në ekra Özcan Deniz, një personazh tashmë mjaft i njohur për fansat e serialeve turke në Shqipëri.
Së shpejti në ekranin e tring me titull “Nusja e Stambollit” dhe me emër origjinal İstanbullu Gelin, është një histori dramatike dashurie e cila fillon me Suren, një vajzë shumë e bukur, e rritur jetime duke marrë kështu që e re peshën e jetës mbi supe. Ajo bie në dashuri me Faruk, një biznesmen i pasur dhe karizmatik , i cili papritmas vjen në jetën e saj, dhe shkon në Bursa të martohet me të. Dashuria mes Suresë dhe Faruk, i lidhur ngushtë me familjen dhe traditat e tij, pavarësisht pamjen së tij “cool”, do të ketë shumë teste për të arritur në qëllimin final.
Sure, lufton me problemet që Esma, kujdestarja e saj ligjore përpiqet të hapë me synim drejtimin e familjes. E sikur mos të mjaftonte krah Esmasë janë edhe Ipek, e bija e saj dhe motra ligjore e Sure e cila përpiqet të marri dashurinë e Faruk, por edhe Fikret, Osman dhe Murat burrat e shtëpisë ku Sure bën pjesë.
Cast-i i plotë: Özcan Deniz (Faruk)
Aslı Enver (Süreyya)
İpek Bilgin (Esma)
Salih Bademci (Fikret)
Güven Murat Akpınar (Osman)
Berkay Hardal (Murat)
Neslihan Yeldan (Senem)
Fırat Tanış (Adem)
Dilara Aksüyek (İpek)
Nergis Çorakçı (Kıymet)
Pelinsu Pir (Nurgül)
Eren Balkan (Gülistan)
Ahmet Sabri Özmener (Mustafa)
Muharrem Türkseven (Nazif)
Hakan Altıner (Şahap)
Nilay Erdönmez (Asiye)
Hira Koyuncuoğlu (Bade)
Fatih Koyunoğlu (Akif)
O3 Medya ka realizuar disa seriale te sukssesshme si: Një pjesë e Imja , Mbretëresha e Natës, Vatanim Sensin etj./imalbania.com/
Diskutime rreth kësaj post